Ndërlidhjet

Obama: Mosmbështetja e marrëveshjes, rrezik për konflikt ushtarak


Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama u ka thënë mbështetësve se mbështjetja ndaj Demokratëve në Kongres për marrëveshjen bërthamore të Iranit është “e dobët” dhe se ata duhet të punojnë shumë për të luftuar fushatën e ashpër kundër saj.

Gjatë një bisede me grupet e lidhura me Qendrën për Progres Amerikan në Uashington, Obama u tha aktivistëve që duan paqe, se nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim që ata bënë në prag të luftës në Irak, kur ithtarët e luftës mbytën zërat e atyre që e kundërshtonin atë.

“Tash kundërshtimi për këtë marrëveshja ka vërshuar të gjitha zyret në Kongres”, duke shpenzuar 20 milionë dollarë në reklama televizive, në mënyrë që kongresistët të binden që të votojnë kundër marrëveshjes, tha Obama.

Nnë presionin e lobistëve të fuqishëm siç është Komiteti Amerikano-Izraelit për Marrëdhënie Publike “janë duke u lëkundur në qëndimet e tyre sepse po e ndjejnë presionin politik”, tha Obama.

Presidenti tha se shumica e kundërshtarëve të kësaj marrëveshje janë njerëzit e njëjtë që e shtynë SHBA-në në luftë në Irak në vitin 2003.

“Në mungesë të zërave tuaj, ne do të dëgjojmë zërat e atyre që na çuan në luftë në Irak, duke na çuar në një situatë në të cilën ne heqim dorë nga një mundësi historike dhe ne më pas do të kthehemi në rrugën e konfliktit të mundshëm ushtarak”, tha ai.

Obama sygjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të detyrohen të përballen ushtarakisht me Iranin mbas 6 muajsh, nëse Kongresi nuk e mbështet marrëveshjen.

“Rreziku nuk mund të jetë më i lartë se kaq”, ka thënë ai.

Presidenti ameriklan shpreson se marrëveshja bërthamore do të bëhet trashëgimi e presidencës së tij.

“Unë kurrë nuk kam qenë më i sigurt në lidhje me një vendim politik se sa jam tash”, tha Obama, duke shpjeguar se si marrëveshja ka për qëllim që të parandalojë Iranin nga pajisja me armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG