Ndërlidhjet

Zgjidhet lideri i ri i talibanëve


Një luftëtar taliban, foto nga arkivi
Një luftëtar taliban, foto nga arkivi

Një ndihmës i afërt i liderit të ndjerë të talibanëve Mullah Mohammad Omar është shpallur lider i ri i këtij grupi militant. Zgjedhja e tij ka shkaktuar kundërshtim në mes të talibanëve.

Mullah Akhtar Mohammad Mansur, ministër i aviacionit gjatë sundimit të talibanëve në Afganistan në mes viteve 1996-2001, është shpallur udhëheqësi i ri i talibanëve më 30 korrik, pasi grupi konfrimojë vdekjen e Mullah Omarit.

Por Mullah Mohammad Hassan Rahmani - i cili ka qenë guvernator i provincës Kandahar gjatë regjimit taliban- i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se Mansur është zgjedhur nga një grup i vogël i liderëve të talibanëve, pavarësisht kundërshtimit të tij dhe komandantëve të tjerë të lartë, përfshirë edhe Mullah Abduraziq dhe Mullah Abdul Qayum Zaker.

Rahmani ka thënë se grupi i tij ka dashur që Mawlawi Yaqub, djali 23 vjeçar i Mullah Omarit të bëhej lideri i ri.

Yaqub është cilësuar se është i ri në moshë nga grupi që ka zgjedhur Mansurin për lider.

Rahmani gjithashtu ka thënë se nuk ka pasur ndasi brenda grupit mbi bisedimet e paqes me qeverinë afgane, të cilat janë shtyrë pas vdekjes së Omarit.

Mediat kanë raportuar se ka ndasi mes talibanëve të moderuar të cilët janë pro bisedimeve të paqes dhe talibanëve të vijës së fortë, të cilën duan të vazhdojnë kryengritjen 14 vjeçare.

XS
SM
MD
LG