Ndërlidhjet

SHBA: Sot nis gjykimi ndaj veteranit rus, i akuzuar për terrorizëm


Irek Hamidullin
Irek Hamidullin

Është zgjedhur juria në rastin e zyrtarit ushtarak rus, i cili është i akuzuar se ka udhëhequr sulmet e talibanëve mbi forcat amerikane në Afganistan.

Irek Hamidullin po përballet me 15 akuza, duke përfshirë ofrimin e mbështetjes materiale për terroristët dhe për tentim vrasjen e një zyrtari ushtark të Shteteve të Bashkuara.

Fjalimet hapëse do të mbahen në gjykimin e sotëm në Richmond të Virginia-s dhe pritet që ato të zgjasin 5 ditë.

Ky rast është njëri prej shembujve kryesor të administratës së presidentit Barack Obama, për të treguar përpjekjet se mund të përdoret sistemi i gjykatave për krime i SHBA-ve, për të trajtuar rastet e terroristëve të dyshuar- një veprim ky që është kritikuar gjerësisht nga ligjvënësit të cilët besojnë se rastet e tilla duhet të trajtohen në tribunale ushtarake.

Sipas prokurorëve, Hamidullin është një veteran rus i luftës sovjetike në Afganistan, i cili ka qëndruar në shtet dhe i është bashkuar rrjetit Haqqani, një aleatë i talibanëve.

Ai dyshohet se ka udhëhequr tre grupe të kryengritësve në sulmet e vitit 2009, që ndodhën pranë kufrit afgan në provincën Khost. Kur helikopterët amerikanë iu përgjigjën sulmit, thonë prokurorët, kryengritësit tentuan që të qëllonin drejt tyre me armë anti-ajrore. Por, koalicioni arriti që t’i largojë ata dhe në këtë sulm nuk pati viktima.

Një tjetër akuzë ndaj Hamidullin është se ai ka dashur të shkatërrojë një avion ushtarak të SHBA-së. Ai akuzohet edhe për konsiracion.

Disa nga akuzat që rëndojnë ndaj tij, janë të dënueshme me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG