Ndërlidhjet

Ndalohen 4 indianë afër qytetit Sirte që kontrollohet nga IS-i


Ilustrim

Ilustrim

Katër persona me kombësi indiane janë ndaluar në qytetin Sirte në Libi, ka thënë zëdhënësi i qeverisë indiane. Vendi ku katër personat janë arrestuar është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik, shkruan Reuters.

Katër indianët kishin qenë në Libi për më shumë se një vit, ku kanë punuar në Univeristetin e Sirtes. Ata janë ndaluar në një pikëkontrolli rreth 50 kilometra jashtë Sirtes të enjten vonë, përderisa ishin duke u kthyer për në Indi, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Vikas Swarup.

Qeveria thotë se më pas ata ishin kthyer në Sirte.

Swarup nuk ka komentuar lidhur me atë se kush i ka ndaluar shtetasit e tij.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet e tyre, për shkak se ato janë të shqetësuara dhe do të bëjmë përpjekje që të sigurohemi se ata janë mirë dhe që të lirohen sa më shpejt”, tha ai.

Militant dhe fraksione të ndryshme islamike kanë luftuar në Libi që prej se ra nga pushteti Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Në një ngjarje të ndarë, në Irak, një grup prej 39 punëtorëve indianë, që punonin në sektorin e ndërtimtarisë, po mbahen peng nga militantët e Shtetit Islamik në Mosul, për më shumë se një vjet, pararësisht përpjekjeve të qeverisë indiane për t’i liruar ata.

XS
SM
MD
LG