Ndërlidhjet

OKB miraton rezolutën kundër trafikimit të kafshëve të egra


Kombet e Bashkuara, foto nga arkivi
Kombet e Bashkuara, foto nga arkivi

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka hartuar rezolutën e parë me synim të veçantë që të luftojë tregtinë ilegale të kafshëve të egra.

Rezoluta mbi trajtimin e trafikimit të paligjshëm të kafshëve të egra, e miratur me konsesus më 30 korrik nga organi prej 193 anëtarësh, nuk është ligjërisht e detyrueshme.

Por, mbështetja e saj universale pasqyron kundërshtimin në rritje globale për trafkimin e kafshëve të egra dhe bimëve.

Masa, e sponsorizuar nga Gaboni dhe Gjermania, u bënë thirrje të gjitha vendeve “të ndërmarrin hapa vendimtarë në nivel kombëtar për të parandaluar, luftuar dhe çrrënjosur tregtinë e paligjshme me kafshë të egra”.

Në këtë rezolut gjithashtu njihen ndikimet më të gjëra të krimit me kafshë të erga, duke përfshirë edhe rrezikimin e një qeverisje të mirë, sundimit të ligjit, si dhe mirëqenien e komuniteteve lokale.

Rrjeti i monitorimit të trafikimit me kafshë të egra TRAFFIC ka thënë se votimi ka shënuar një ditë historike dhe ka deklaruar se bota “ka dërguar një sinjal të qartë në nivelin më të lartë se prioritet i lartë është dhënia fund e krimit me kafshë të egra”.

XS
SM
MD
LG