Ndërlidhjet

E veja e Litvinenkos: Putini urdhëroi vrasjen e burrit tim


Marina Litvinenko e veja e ish-agjentit të KGB-së Aleksandr Litvinenko
Marina Litvinenko e veja e ish-agjentit të KGB-së Aleksandr Litvinenko

Avokati i të vejës së ish-agjentit të KGB-së Aleksandr Litvinenko, ka thënë sot se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar vrasjen e tij dhe se autoritetet ruse vazhdimisht janë penguar hetimin mbi vdekjen e Litvinenkos.

Duke folur në ditën e fundit të seancës dëgjimore në Gjykatën në Londër, në kuadër të hetimit nga autoritetet britanike, avokati Ben Emmerson tha se Litvinenko “ishte identifikuar si armik i shtetit rus, i cili duhej likuiduar” sepse ai do të tregonte për lidhjet e Putinit me krimin e organizuar.

Emmerson tha se për këtë aryse Moska është munduar “ta manipulojë” hetimin, duke refuzuar që të bashkëpunojë dhe duke vënë pengesa të ndryshme.

Policia britanike ka akuzuar dy rusë- Dimitry Kovtun dhe Andrei Lugovoi- se e kanë kryer vrasjen, e cila ka qenë e sponsorizuar nga elementet brenda Kremlinit.

Të akuzuarit kanë mohuar përfshirjen në këtë ngjarje ndërkaq Moska zyrtare ka refuzuar që t’i ekstradojë ata.

Kreu i hetimeve, gjyqtari Robert Owen, planifikon që t’i paraqes përfundimet e tij deri në fund të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG