Ndërlidhjet

Koalicioni ajror shkatërron dy ura në kufirin Siri-Irak


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Grupi monitorues thotë se koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka shkatërruar dy ura kyçe, të cilat militantët e Shtetit Islamik, i përdornin në qytetin sirian të Albu Kamal-it, i cili ndodhet afër kufirit irakian.

“Këto ura kanë rëndësi strategjike për lëvizjet e Shtetit Islamik përmes Albu Kamal-it dhe Irakut”, tha Rami Abdel Rahman, drejtor i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Pentagoni ka konfirmuar sulmet ajrore në këtë zonë dhe një zyrar i lartë amerikan ka thënë se sulmet ajrore “do të kenë ndikim të thellë”, në aftësitë e IS-it, për të ndërmarrë operacione në provincën fqnije të Irakut në Anbar.

Koalicioni ka thënë sot se 17 sulme ajrore janë kryer afër Deir ez-Zor, duke goditur zonat e kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik, duke shkatërruar ura, pikëkontrolle dhe zona të logjistikës dhe trajnimit.

XS
SM
MD
LG