Ndërlidhjet

logo-print

Kurdët irakianë kërkojnë paqe të Turqisë me partinë PPK


Falha Mustafa Bakir

Falha Mustafa Bakir

Rajoni autonom Kurdistan në Irak, që kohëve të fundit ishte në shënjestër të sulmeve ajrore të Turqisë kundër kampeve të kurdëve radikalë në pjesën veriore të Irakut, u ka bërë thirrje të dy palëve që t’i kthehen armëpushimit.

Gjatë një vizite në Uashington, shefi i marrëdhënieve të jashtme të rajonit kurd në Irak, Falah Mustafa Bakir, e ka kritikuar Partinë Punëtore të Kurdistanit (PPK) për mosrespektim të armëpushimit të ndjeshëm me autoritetet turke.

Zoti Bakir, tha mbrëmë po ashtu, se sulmet ajrore turke nuk janë përgjigje përkatëse.

“Ne besojmë se nuk ka zgjidhje ushtarake për problemet e llojit të këtillë”, tha Bakir dhe ka theksuar se “mënyra më e mirë për të lëvizur përpara është paqja dhe bisedimet”.

Sipas tij, irakianët janë “zënë ndërmjet” dy palëve.

XS
SM
MD
LG