Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nuk ka pasur keqbërje nga ligjvënësit amerikanë


Pamje e Kongresit amerikan në Uashington

Pamje e Kongresit amerikan në Uashington

Komiteti Etik i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara tha se nuk ka gjetur dëshmi për keqbërje të një grupi prej 10 ligjvënësve, të cilët në vitin 2013 kishin udhëtuar për në Azerbajxhan, ndërsa pagesa ishte bërë nga qeveria e Azerbajxhanit.

Ligjvënësit kishin marrë pëlqim paraprak për këtë ushëtim nga një panel etik dhe nuk e kanë ditur se dy grupe, që pretendonin si ishin sponzorizuese të udhëtimit, qartas kishin gënjyer për burimin e vërtetë të financimit të rrugës.

“Kur një anëtar i Dhomës synon dhe merr leje paraprake me shkrim për ta pranuar një dhuratë”, siç është udhëtimi, “atëherë kjo leje vepron si mburojë për mbrojtjen e individit nga aksionet e ardhshme nga ky komitet”, tha paneli etik mbrëmnë vonë në raportin prej 28 faqeve.

Paneli i ka dërguar 12 thirrje gjatë hetimeve, por ishte penguar nga mungesa e bashkëpunimit nga dëshmitarët kryesorë, përfshirë një ekzekutiv të biznesit nga Hjustoni, i cili e kishte organizuar udhëtimin.

Në muajin maj të këtij viti, e përditshmja Washington Post ka raportuar se kompania shtetërore e naftës e Azerbajxhanit i ka paguar 750 mijë dollarë për shpenzimet e udhëtimit të ligjvënësve, duke dërguar fonde nëpërmjet dy organizatave jofitimprurëse me seli në Hjuston.

Paneli etik tha se nuk ka mundur ta përcaktoj vertetësinë e këtij pretendimi, pjesërisht edhe për shkak të dëshmitarëve jobashkëpunues.

XS
SM
MD
LG