Ndërlidhjet

Kosovë: Policia apelon që shoferët t’i respektojnë shenjat në trafik


Policia thotë se gjatë sezonit veror do të ushtroj kontrolle të vazhdueshme në gjithë territorin e Kosovës, për të krijuar një ambient më të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët.

Në këtë kuadër, policia thekson se meqë gjatë sezonit veror ka frekuentim të shtuar të automjeteve në të gjitha akset rrugore, e ka shtuar praninë e saj me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Mëtutje, policia apelon që ngasësit e automjeteve t’i respektojnë dispozitat ligjore të komunikacionit, t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe ta përshtasin shpejtësinë, pasi këto janë norma që janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Nëse këto dispozita nuk respektohen, atëherë do të merren masa ndëshkuese ndaj atyre që e shkelin ligjin, thotë policia nëpërmjet një kumtese.

Policia e Kosovës thekson se synim e ka, po ashtu, edhe parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit nëpër festa familjare pasi mund të rrezikohent jeta e njerëzve.

XS
SM
MD
LG