Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Biden diskuton për mundësinë e kandidimit për president


Joe Biden

Joe Biden

E përditshmja New York Times ka raportuar mbrëmë se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, po mbanë takime me këshilltarët dhe ndihmësit në shtëpinë e tij, për ta shqyrtuar kandidimin për nominim demokrat për president, me ç’rast do ta sfidonte ish-sekretaren e shtetit, Hillary Clinton.

Gazeta ka raportuar se kampi i Bidenit i kishte kontaktuar liderët demokratë dhe donatorët, të cilët nuk kanë pasur përkushtim të fuqishëm ndaj zonjës Clinton, ose mund të jenë të shqetësuar për gjasët e saj në zgjedhje.

Joe Biden, 72 vjeçar, publikisht ka thënë se për këtë çështje do të vendoste në fund të verës.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga Shtëpia e Bardhë për planet e zotit Biden.

XS
SM
MD
LG