Ndërlidhjet

logo-print

Katar: Në takimin Kerry – Lavrov diskutohet për krizat globale


Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet sekretarit të shtetit Kerry dhe ministrit të jashtëm Lavrov (djathtas)

Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet sekretarit të shtetit Kerry dhe ministrit të jashtëm Lavrov (djathtas)

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të takohet sot në Katar, me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të biseduar për Iranin, Sirinë dhe Ukrainën.

Ky takim do të mbahet, derisa zoti Kerry në Katar ka bisedime me ministrat e jashtëm të vendeve të Gjirit Arab, ku zyrtari i lartë amerikan do të përpiqet t’i ulë shqetësimet e disa vendeve arabe për marrëveshjen atomike ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit, të arritur në muajin korrik në Vjenë.

Pos bisedimeve me kolegun amerikan, zoti Lavrov do të takohet edhe me zyrtarët e Katarit për të diskutuar për raportet bilaterale dhe për përpjekjet ndërkombëtare për luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG