Ndërlidhjet

Izrael: Mijëra kanë protestuar kundër krimit të urrejtjes


Ilustrim
Ilustrim

Mijëra izraelitë kanë protestuar mbrëmë vonë kundër dhunës dhe krimeve të urrejtjes, pas sulmeve aktuale të ekstremistëve hebrenjë, që në shënjestër i kishin palestinezët dhe homoseksualët.

Më 30 korrik një izraelit ortodoks ekstrem i therri me thikë 6 pjesëmarrës të një parakalimi të homoseksualëve në Jerusalem.

Vetëm disa orë më vonë, sulmuesit e dyshuar izraelitë e kanë djegur shtëpinë e një familjeje palestineze në Bregun Perëndimor, duke e vrarë një fëmijë 18 muajsh, që ishte në gjumë, dhe duke i plagosur në mënyrë kritike prindërit e tij dhe vëllain e tij katërvjeçar.

Afro 2 mijë njerëz, përfshirë edhe xhaxhain e fëmijës së vrarë, kanë marrë pjesë në tubimin në Tel Aviv, të organizuar nga aktivistët që angazhohen për paqe.

Në Jerusalem, afër vendit ku ishin therrë me thikë pjesëmarrësit e një marshi të homoseksualëve, është nbajtur një tubim, ku kanë marrë pjesë disa qindra vetë.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, duke folur në këtë tubim, tha se “flakët e urrejtjes janë përhapur në gjithë vendin tonë, flakët e dhunës, të urrejtjes, dhe besimi mashtrues dhe i shtrembëruar”.

Tubime më të vogla janë mbajtur edhe në qytetet e tjeranë gjithë Izraelin.

XS
SM
MD
LG