Ndërlidhjet

logo-print

Zimbabve: Përgënjeshtrohen raportet për vrasjen e luanit Jericho


Luani më i njohur në Zimbabve Cecil (në plan të parë) që është vrarë nga një gjuetar amerikan

Luani më i njohur në Zimbabve Cecil (në plan të parë) që është vrarë nga një gjuetar amerikan

Parku Kombëtar i Zimbabvesë dhe Autoriteti Menagjues i Kafshëve të Egra, sot e kanë publikuar një fotgrafi të luanit Jericho, duke i përgënjeshtruar raportet se ai ishte vrarë nga gjuetarët pa leje.

Jericho është i vëllai i luanit Cecil, i cili aktualisht është vrarë dhe kjo gjë ka shkaktuar tmerr ndërkombëtar.

Cecil ishte vrarë nga një gjuetar amerikan në fillim të muajit korrik, ndërsa Zimbabveja ka kërkuar që ai të ekstradohet, për tu ballafaquar me akuza për gjueti ilegale.

Për shkak të shqetësimeve se këlyshët e Cecilit ishin në rrezik që të copëtoheshin nga luanët e tjerë rivalë, Jericho është paraqitur si hero, kur ishte raportuar se ai i kishte pranuar këlyshët e Cecilit.

Por, ky entuziazëm ishte zbehur dukshëm kur një grup në Zimbabve, dje kishte shpallur në rrjetin Facebook, se Jericho, ishte vrarë nga gjuetarët pa leje.

XS
SM
MD
LG