Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Militantët e PPK-së akuzohen për sulmin vdekjeprurës


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Turqi

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Turqi

Militantët kurdë janë akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve të Turqisë dhe për plagosjen e dhjetërave të tjerëve, në një sulm të sotëm vetëvrasës në pjesën lindore të Turqisë.

Ky incident i ka shtuar tensionet, derisa Turqia po i godet caqet e Partitës Punëtore të Kurdistanit (PPK) me sulme ajrore në pjesën veriore të Irakut.

Aktualisht, Ankaraja i ka lansuar dy ofensiva paralele në pjesën veriore të Irakut kundër PPK-së, me ç’rast raportohet se janë vrarë afro 260 pjesëtarë të dyshuar të PPK-së, dhe kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Turqia ka thënë se sulmet ajrore ndërmerren në shenjë të hakmarrjes për shkak të vrasjeve të policëve dhe ushtarëve turq nga PPK-ja, ndërsa kjo parti thekson se sulmet e saj janë ndëshkim për bashkëpunimin ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik dhe Turqisë, që ka çuar në vrasjen e 30 aktivistëve kurdë në një sulm në Turqi më 20 korrik.

XS
SM
MD
LG