Ndërlidhjet

Netanyahu: “Zero tolerancë” për krimet e urrejtjes


Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur përkushtim për “zero tolerancë” për krimet e urrejtjes, pasi një ekstremist i dyshuar hebre e ka vrarë një fëmijë palesatinez me zjarrvënie të qëllimshme dhe i ka therrë me thikë pjesëmarrësit në një marsh të homseksualëve në Jerusalem. Një vajzë sot ka vdekur nga plagët e therrjes me thikë.

“Ne jemi të përkushtuar që në mënyrë agresive ta luftojmë fenomenin e urrejtjes, fanatizmin, dhe terrorizmin nga secila anë”, tha Netanyahu në një mbledhje të sotme të qeverisë.

“Gjatë disa ditëve të fundit, ne ishim dëshmitarë të krimeve të neveritshme”, tha kryeministri izraelit, dhe ka shtuar se “politika jonë ndaj krimeve të tilla është zero tolerancë”.

Mijëra demonstrues kanë dalur në rrugët e Izraelit gjatë fundjavës për të protestuar kundër sulmeve dhe kanë tërhequr vërejtjen për rrezikun e ekstremizmit fetar.

XS
SM
MD
LG