Ndërlidhjet

Rohani: Me marrëveshje arritëm qëllimin tonë


Presidenti iranian Hassan Rohani

Presidenti iranian Hassan Rohani

Presidenti iranian Hassan Rohani ka thënë se shteti i tij ka arritur qëllimin kryesor me marrëveshjen historike të nënshkruar me gjashtë fuqitë botërore, përmes së cilës, shtetit do t’i hiqen sanksionet ekonomike, në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Republikës Islamike.

Në një paraqitje televizive më 2 gusht, Rohani tha se “prej fillimit” ishte i bindur se bisedimet do të çojnë drejt “fitores”, raporton agjencia e lajmeve shtetërore iraniane IRNA.

“Asnjëherë nuk e kam humbur shpresën”, ka thënë Rohani.

“Në asnjë sekond nuk kam dyshuar në suksesin tonë”, ka shtuar ai.

Ai tha se bisedimet në mes të Iranit dhe grupit të 6 shteteve –Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania- funksionuan për shkak të “ndërveprimit konstruktiv” në vend se të konfrontimit.

Presidenti Rohani shtoi se marrëveshja nuk do të zbulojë sekretet ushtarake të Iranit.

Marrëveshja bërthamore e Teheranit, sipas tij, do të përmirësojë perspektivat për zgjidhjen e konflikteve në Siri dhe Jemen.

“Zgjidhja e fundit në Jemen është zgjidhja politike, në Siri po ashtu”, ka thënë ai.

“Marrëveshja do të krijojë një klimë të re. Ajo do të jetë më e lehtë”, ka thënë presidenti iranian.

XS
SM
MD
LG