Ndërlidhjet

Kerry: Marrëveshja e bën Lindjen e Mesme më të sigurtë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është duke kërkuar që të risigurojë aleatët në Lindje të Mesme se marrëveshja bërthamore me Iranin, do ta bëjë rajonin më të sigurtë.

“Nuk mund të ketë asnjë mëdyshje nëse marrëveshja zbatohet në tërësi, do ta bëjë Egjiptin dhe shtetet e tjera të këtij rajoni më të sigurta”, u ka thënë Kerry gazetarëve në Kajro më 2 gusht, gjatë ndalesës së parë në Lindje të Mesme.

Fuqitë botërore dhe Irani arritën marrëveshje në Vjenë për frenimin e programit bërthamor të Republikës Islamike, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike kundër Teheranit.

Kerry më pas arriti në Doha të Katarit, ku do të takohet me homologët e tij nga 6 shtetet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Girit, për të diskutuar për ndikim që do të ketë marrëveshja.

Shtetet e Gjirit Arabik publikisht e kanë mirëpritur marrëveshjen edhe pse privatisht disa politikanë janë shprehur të shqetësuar se me këtë marrëveshje do të fuqizohet ndikimi i Iranit në rajon.

Duke folur në Kajro, sekretari Kerry tha se Egjipti dhe SHBA-të e “pranojnë se Irani është i angazhuar në aktivitete destabilizuese në rajon prandaj është e rëndësishme që të sigurohemi që programi bërthamor i Iranit të vazhdojë të jetë paqësor”.

Ai tha se roli i Teheranit “si sponsor numër një i terrorit në botë”, e ka bërëarritjen e marrëveshjes akoma më kruciale.

“Nëse Irani është destabilizues, është shumë më mirë që të kemi një Iran që nuk ka armë bërthamore sesa një Iran që posedon armë të tilla”, tha Kerry.

XS
SM
MD
LG