Ndërlidhjet

Nigeri: Ushtria liron 178 pengje nga Boko Haram


Ushtarët nigerianë, foto nga arkivi

Ushtarët nigerianë, foto nga arkivi

Autoritetet në Nigeri thonë se ushtria ka liruar 178 persona, të cilët kanë qenë duke u mbajtur peng nga terroristët e organizatës islamike Boko Haram.

Në deklaratën e lëshuar, thuhet se ushtrika ka liruar pengjet, në mesin e tyre kanë qenë 101 fëmijë, 67 gra dhe 10 burra.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni ushtarak është kapur një komandanti i lartë i Boko Haramit. Sipas ushtrisë, operacioni është zhvilluar në shtetin Borno.

Po ashtu janë shkatërruar disa kampe të militantëve.

Boko Haram ka filluar kryengritjen në verilindje të Nigerisë qe 6 vjet.

Ky grup po kërkon që të themeloj një shtet islamik, duke pasur për bazë ligjin e Sheriatit.

XS
SM
MD
LG