Ndërlidhjet

Blatter s’do mandat tjetër në KON


Sepp Blatter

Sepp Blatter

Kreu i FIFA-s, Sepp Blatter do të jap dorëheqje nga pozita e tij në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Blatter, i cili është njëri prej disa anëtarëve të KON që po përballet me rizgjedhje në këtë organizatë më 3 gusht.

Por presidenti i KON-it, Thomas Bach thotë se Blatter e ka informuar atë muajin e kaluar se nuk do të kërkojë edhe një mandat tjetër.

Blatter, i cili ka qenë në qendër të pretendimeve për korrupsion në muajt e fundit, së fundmi ka paralajmëruar për dorëheqjen e tij nga kreu i FIFA-s, duke thënë se do të qëndrojë në pozitën e presidentit, deri në shkurt, kur edhe do të mbahen zgjedhjet e reja.

Sepp Blatter është anëtarë në KON që prej vitit 1999 dhe do të dorëhiqej në mars të vitit të ardhshëm, pasi do të arrinte moshën 80 vjeçare, që është limiti për të qenë anëtarë i KON.

XS
SM
MD
LG