Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Policia po kërkon atletin e zhdukur shqiptar


Flamuri i Shqipërisë, foto nga arkiva

Flamuri i Shqipërisë, foto nga arkiva

Policia në Los Angeles i ka bërë thirrje publikut për ndihmë në gjetjen e atletit shqiptar, i cili u zhduk teksa po merrte pjesë në Lojërat e Veçanta Olimpike.

Andi Gusmari 44 vjeçar, për herë të fundit është parë më 31 korrik në kampusin e Universitetit Jugor të Kalifornias, ku janë mbajtur këto lojëra.

Policia amerikane thotë se Gusmari, nuk flet anglisht dhe ka thënë se ai ka pasur të veshur një bluzë të kuqe me logon e Shqipërisë në të.

Lojërat e Veçanta Olimpike janë mbajtur nga 25 korriku deri më 2 gusht. Rreth 6,500 atletë me afësi të kufizuara nga mbarë bota kanë garuar në 25 diciplina sportive.

XS
SM
MD
LG