Ndërlidhjet

Fshati sllovak i thotë jo planit të Austrisë për migrantët


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Banorët e fshatit sllovak të Gabcikovo kanë votuar me shumicë dërmuese kundër një plani për të ngritur një kamp të përkohshmë për rreth 500 migrantë që do të vijnë nga Austria.

Në një referendum joobligativ të organizuar më 2 gusht, 97 për qind e votuesve botuan kundër planit për të ngritur kampin për migrantët, në ndërtesën e Universitetit Teknik.

Rreth 2,600 nga 4,300 banorët e fshatit me të drejtë vote, kanë marrë pjesë në votimet. Vetëm 102 persona kanë votuar pro planit.

Në bazë të marrëveshjes në mes të Bratisllavës dhe Vjenës, Sllovakia është pajtuar që të streojë 500 migrantë të cilët kanë aplikuar për azil në Austri. Sllovakia është pajtuar që të paguaj ushqimin dhe akomodimin për azilkërkuesit.

Ministri i Brendshëm sllovak Robert Kalinak ka thënë se Bratislava është pajtuar me këtë propozim të Vjenës në shenjë mirënjohje për pritjen e refugjatëve sllovakë gjatë periudhës komuniste dhe për mbështetjen e kërkesës së Sllovakisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bratisllava zyrtare nuk është e obliguar të përgjigjet për referendumin e mbajtur nga banorët e Gabvikovës.

XS
SM
MD
LG