Ndërlidhjet

Armeni: Rritja e çmimit të rrymës, do të paguhet nga shitja e centralit


Kryeministri armen Hovik Abrahamian
Kryeministri armen Hovik Abrahamian

Qeveria në Armeni thotë se do të përdorë paratë nga shtija e objekteve të njërit prej centaleve më të mëdhenj të energjisë në vend, do të subvencionojë rritjen e çmimit të elektrike.

Kryeministri Hovik Abrahamian tha se rritja prej 16 për qind e çmimit të rrymës, vendim ky që hyri në fuqi më 1 gusht, do të kompensohet nga shitja e Vorotan Hydro Cascade, e cila iu shit në muajin maj, një kompanie private amerikane të energjisë, në vlerë prej 180 milionë dollarë.

Këto komente kryeministri armen i bëri gjatë një vizite në qytetin veriperëndimor të Gyumrit.

Pas protestave të mëdha që zgjatën pothuajse dy javë në Jerevan dhe në qytete të tjera të Armenisë, për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve për rritjen e çmimit të rrymës, në fund të qershorit, presidenti armen, Serzh Sarkisian tha seqeveria vet do ta paguajë normën e rritjes, deri sa të bëhet një auditim ndërkmbëtar për kompaninë ruse, e cila operon në Armeni.

Sarkisian tha se populli do të fillojë ta paguajë rrymën me rritje prej 16 për qind, vetëm kur auditimi do të konfirmojë se rritja ka qenë e arsyeshme.

XS
SM
MD
LG