Ndërlidhjet

Vriten 4 ushtarë në lindje të Ukrainës


Ushtarë ukrainas, foto nga arkivi
Ushtarë ukrainas, foto nga arkivi

Ushtria ukrainase thotë se 4 ushtarë janë vrarë në luftimet në mes të separatistëve të mbështetur nga Rusia, gjatë ditës së djeshme në lindje të Ukrainës.

Këto viktima në njerëz vijnë pasi zyrtarët ukrainas dhe përfaqësuesit e separatistëve pro-rusë kanë filluar bisedime të reja në Minks të Bjellorusisë, së bashku me negociatorë nga Rusia dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Këto bisedime kanë për qëllim që të përmirësojnë kushtet e armëpushimit të arritur në muajin shkurt.

Më shumë se 6,500 njerëz janë vrarë në lindje të Ukrainës, që prej se kanë filluar luftimet në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG