Ndërlidhjet

Sulmohet zyra e partisë opozitare në Kharkiv


©Shutterstock

©Shutterstock

Të paktën 50 të rinj, shumica të maskuar, kanë sulmuar ish-zyrën e Partisë së Rajoneve në Ukrainë, në qytetin Kharkiv, i cili gjendet në lindje të vendit.

Zyra tash përdoret nga ligjvënësi ukrainas Mikhail Dobkin, i cili është përfaqësues i Bllokut Opozitar në parlament.

Sulmuesit e kanë shkatërruar një autobusë të vogël që ishte pranë zyres. Po ashtu kanë thyer xhamat e ndërtesës.

Sulmuesit kanë thënë se ata përfaqësojnë grupin nacionalit ukrainas të krahut të djathtë “Right Secotor” dhe organizatë që quhet Garda Publike.

Ata po ashtu kanë thënë se janë mbledhur këtu për të protestuar kundër Bllokut Opozitar.

Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është vetëm disa kilometra larg kufirit me Rusinë.

XS
SM
MD
LG