Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: Vuçiq dhe Kirby biseduan për stabilitetin rajonal


Aleksandar Vuçiq dhe Michael D. Kirby (majtas)

Aleksandar Vuçiq dhe Michael D. Kirby (majtas)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ambasadori amerikan në Beograd, Michael D. Kirby, kanë biseduar sot për raportet e Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe për ruajtjen e stabilitetit rajonal në Ballkanin peërndimor.

Para vizitës së zotit Vuçiq në Uashington, në muajin shtator, me ftesën e zëvendëspresidentit, Joe Biden, gjatë bisedimeve të sotme është konstatuar se ekzistojnë mundësi të mëdha për bashkëpunim ekonomik dhe se vizita e mëparshme e zotit Vuçiq në Shtetet e Bashkuara, kishte ndikuar në rritjen e interesimit të kompanive amerikane për investime në tregun e Serbisë, ka kumtuar Qeveria e Serbisë.

Mëtutje, theksohet se disa kompani amerikane janë të interesuara për privatizimin e kompanisë telefonike, Telekom, në Serbi.

XS
SM
MD
LG