Ndërlidhjet

Izrael: Kërcënime presidentit lidhur me termin “terrorizmi hebre”


Reuven Rivlin
Reuven Rivlin

Policia e Izraelit i ka hapur hetimet lidhur me kërcënimet në mediat sociale kundër presidentit, Reuven Rivlin, pasi ai e ka përdorë termin “terrozizëm hebre”, duke e dënuar zvjarrvënien e qëllimshme, me ç’rast është vrarë një fëmijë palestinez, ka njoftuar sot një zëdhënës i policisë.

Në rrjetin Facebook në gjuhën arabe dhe herbeje, presidenti Rivlin ka shkruar se për këtë rast, “më tepër se turp, ai ndjen dhembje” dhe ka shtuar se “dhembje lidhur me vrasjen e foshnjës së vogël; dhembje që populli im ka zgjedhur rrugën e terrorizmit dhe e ka humbur humanizmin”.

Zoti Rivlin ka konstsatuar se “për fat të keq, duket se deri tash ne jemi marrë në mënyrë të butë me fenomenin e terrorizmit hebre” dhe ka kërkuar masa konkrete kundër ekstremistëve që kryejnë akte të tilla.

Komentet ndaj shkrimit të tij ishin të ndryshme, disa ishin pozitive, por të tjerët e kanë sulmuar atë dhe i kanë përkujtuar izraelitët e vrarë, raporton AFP nga Jerusalemi.

Gazeta Maariv e ka cituar një koment në të cilin presidenti Ravlin cilësohet si “tradhëtar i ndyrë”.

Policia tha se ka marrë material nga ekipi i sigurisë së presidentit dhe ka urdhëruar hetime për “shqyrtimin e publikimeve agresive kundër presidentit në mediat sociale”.

XS
SM
MD
LG