Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov e ftoi liderin e Hamasit në Moskë


Pamje e një pjese të Moskës

Pamje e një pjese të Moskës

Hamasi thotë se lideri i kësaj lëvizjeje në ekzil, Khaled Mashaal, është ftuar për ta vizituar Moskën.

Nëpërmjet një kumtese, Hamasi ka njoftuar se thirrja ishte bërë gjatë takimit të sotëm ndërmjet liderit Mashaal dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, në kryeqytetin Doha të Katarit.

Sipas njoftimit, zoti Mashaal, i cili e ka selinë në Doha, e ka pranuar ofertën, por data e vizitës nuk është caktuar ende.

Moska e ka konfirmuar takimin dhe ftesën.

Për dallim nga vendet e tjera të së ashtuquajturës katërshe të ndërmjetësuesve të Lindjes së Mesme, Rusia nuk i është shmangur Hamasit.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë ndalur kontaktet me grupin militant, Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, derisa kjo lëvizje të heq dorë nga dhuna, ta pranoj Izraelin dhe t’i pranoj marrëveshjet e mëparshme izraelito-palestineze.

Më parë, Khaled Mashaal është takuar dy herë me ministrin Lavrov, në vitin 2007 dhe 2010.

XS
SM
MD
LG