Ndërlidhjet

SHBA: Republikanët kanë vota për bllokimin e marrëveshjes atomike


Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington
Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Republikanët pretendojnë se kanë vota të mjaftueshme për ta miratuar rezolutën me të cilën do të bllokohej marrëveeshja atomike me Iranin në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan.

Por, duket se kjo nuk do të mjaftoj që të kapërcehet mundësia e vetos presidenciale në këtë rezolutë.

Anëtari i kësaj dhome, republikani, Peter Roskam, tha se 218 prej 434 ligjvënësve kanë shprehur përkushtim për të votuar për rezolutën e tij, me të cilën kundërshtohet marrëveshja bërthamore dhe se të gjithë ata janë pjesëtarë të Partisë Republikane.

Votimi për këtë rezolutë pritet të mbahet më 17 shtator.

Nga ana tjetër, do të nevojiten 290 vota për ta penguar veton presidenciale.

XS
SM
MD
LG