Ndërlidhjet

SHBA: Filloi procesi kundër talibanit rus


Irek Hamidullin i akuzuar për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara

Irek Hamidullin i akuzuar për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara

Lideri taliban rus i akuzuar në Shtetet e Bashkuara, Irek Hamidullin, ishte bashkëpunues kur ishte zënë në Afganistan, duke thënë se po e bënte “punën e Zotit”, ka thënë mbrëmë vonë një ushtar amerikan, gjatë dëshmisë së tij në një gjykatë federale të Shteteve të Bashkuara.

I akuzuari Hamidullin, ish-ushtar sovjetik, që konvertoi në fenë islame, dhe akuzohet si i dyshuar se ka luftuar për talibanët, është luftëtari i parë ushtarak në luftën në Afganistan, që gjykohet në Shtetet e Bashkuara.

Irek Hamidullin, 55 vjeçar, është akuzuar në 15 pika prej mbështetjes së terrorizmit e deri te sulmet me armë zjarri, që dalin nga një ofensivë kundër policisë kufitare afgane në nëntor të vitit 2009.

Në këtë sulm nuk ishte vrarë asnjë ushtar amerikan apo afgan, ndërsa Hamidullini ishte i vetmi person i mbijetuar në mesin e 30 kryengritësve.

“Ai i ka ngritur duart lartë dhe tha mos më vrani se jam shtetas rus”, theksoi ish-ushtari amerikan, Todd Marcum, i cili e kishte qëlluar me armë dhe plagosur Hamidullinin, derisa ai i udhëheqte kryengritësit, që e kishin sulmuar një kamp ushtarak në provincën Khost.

Marcumi tha se Hamidullini e kishte hedhur armën dhe ishte dorëzuar.

Procesi kundër tij pritet të zgjasë një javë.

XS
SM
MD
LG