Ndërlidhjet

Suedi – Rusi: Dëbime reciproke të diplomatëve


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Stokholm në Suedi

Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Stokholm në Suedi

Suedia e ka dëbuar një diplomat rus, ndërsa Moska është hakmarrë duke e përzënë një diplomat suedez.

Një zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Suedisë tha se aktivitetet e Rusisë nuk ishin në harmoni me Konventën e Vjenës, që është një kod i sjelljes diplomatike.

Megjithatë, ky zëdhënës nuk e ka zbuluar asnjë detaj lidhur me këtë situatë.

Suedia është shumë kritike ndaj aksioneve të Rusisë në Ukrainë, ndërsa aktivitetet ushtarake në rritje të Rusisë me aeroplanë dhe anije, në rajonin e Detit Baltik, i kanë shtuar tensionet rajonale.

Ministria e jashtme ruse nuk ka mundur të kontaktohet për koment të menjëhershëm.

XS
SM
MD
LG