Ndërlidhjet

Koalicioni kryen 19 sulme ajrore në Siri dhe Irak


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë goditur caqet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Task forca e sulmeve ajrore njofton se ditën e hënë në Siri dhe Irak janë kryer 19 sulme ajrore.

Në Irak janë kryer 16 sulme ajrore, ku janë goditur njësitet e militantëve dhe pozicionet e tyre, disa pikëkontrolle.

Ndërkaq, në Siri janë kryer 3 sulme ajrore të cilat kanë goditur tri njësi të luftëtarëve dhe katër pozicione të militantëve.

XS
SM
MD
LG