Ndërlidhjet

Nemtsova merr çmim për të drejtat e njeriut nga Polonia


 Zhanna Nemtsova

Zhanna Nemtsova

Vajza e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, i cili është vrarë, ka pranuar çmim prej 1.1 milion dollarësh në Poloni për fushatë për demokraci dhe të drejtat e njeriut.

Zhanna Nemtsova, 31 vjeçare, ka marrë çmimin Lech Ëalesa Solidary, në ceremoninë që është mbajtur në Varshavë. Çmimin ia ka dhuruar presidenti i Polonisë Bronislaë Komoroëski.

Këtë çmim e jep Ministria e Jashtme e Polonisë.

Nemtsova, e cila është larguar nga Rusia që prej se në shkurt iu vra babai i saj.

Në korrik Nemstova njoftoi se po e lë punën e saj si gazetare për median ruse RBK, për t’iu bashkuar zyrës së Deutsche Ëelle-s në Bon, si gazetare për departamentin rus.

Ajo thotë se ka marrë kërcënime në Rusi, pasi ka bërë presion për hetime të mëtejshme për vrasjen e babit të saj.

Boris Nemstov u vra më 26 shkurt afër Kremlinit, nga vrasës ende të panjohur.

XS
SM
MD
LG