Ndërlidhjet

Italia dëshiron bashkëpunim tregtar me Iranin


Ministri i Jashtëm i Italisë Paolo Gentiloni dhe homologu i tij iranian Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Italisë Paolo Gentiloni dhe homologu i tij iranian Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni do të takohet sot në Teheran me zyrtarë iranian.

Vizita e Gentilonit në Teheran po bëhet me qëllim të afrimit të raportoeve tregtare me Iranin, pas arritjes së marrëveshjes bërthamore me Republikën Islamike.

Agjencia e lajmeve Mehr citon Gentiloni të ketë thënë se marrëveshja bërthamore “do të shërbejë si një mundësi për përmirësim gradual”, në marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

Minstrja për Zhvillim Ekonomik, Federica Guidi, e cila ka udhëtuar në Teheran, si pjesë e delegacionit të Gentilonit, tha se Italia ështëe interesuar për investime të mundshme në industrinë e automobilave në Iran.

Ministra nga Franca, Gjermania dhe Serbia kanë qenë në mesin e zyrtarëve që kanë vizituar Teheranin, pas arritjes së marrëveshjes bërthamore më 14 korrik në Vjenë.

XS
SM
MD
LG