Ndërlidhjet

Policia ruse arreston personin që dyshohet se ka vrarë 6 fëmijët dhe gruan


Ilustrim

Ilustrim

Një person i dyshuar se ka masakruar 6 fëmijët e tij dhe gruan e tij shtatëzënë në qytetin Volga në Nizhny Novgorod është arrestuar nga policia ruse, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme për rajonin Vladimir të Rusisë.

Elena Alekeeva i ka thënë mediave ruse se i dyshuari, Oleg Belov, ka bërë rezistencë kur është arrestuar. Asnjë policë nuk është lënduar gjatë këtij operacioni, ka shtuar ajo.

Punonjësit e kopshtit të fëmijëve shkuan në polici “pasi fëmijët nuk kishin shkuar në kopësht që prej 25 korrikut”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Rusi.

Askush nuk ishte përgjigjur kur policët kishin shkuar në banesën në qarkun Nixhegorodsky dhe policët u detyruan që të hynin nga dritaret.

Brenda ata gjetën “mbetjet e fëmijëve të gjymtuar”, të cilët ishin nga 1 deri 7 vjeç. Nëna e fëmijëve po ashtu besohet se është vrarë.

XS
SM
MD
LG