Ndërlidhjet

Republikanët kanë gati projektligjin për refuzimin e marrëveshjes


Ilustrim
Ilustrim

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në SHBA, ka prezantuar legjislacionin përmes së cilit nuk pranohet marrëveshja bërthamore e arritur mes Iranit dhe gjashtë fuqive botëtore, duke thënë se për masat e dala nga ky legjislacion do të votohet muajin e ardhshëm.

Draft-ligji është prezantuar më 4 gusht, pasi kongresisti Peter Roskama prentendoi se republikanët kanë vota të mjaftueshme për ta kaluar atë në Dhomën e Ulët të Kongresit amerikan.

Por mbështetja nuk është e mjaftueshme, pasi duhet dy e treta e shumicës dhe ka gjasa që presidenti amerikan Barack Obama të vendos veto.

Roskam tha se 218 nga 434 anëtarët e Kongresit kanë zotuar se do ta votojnë këtë ligj. Të gjithë ata që do të votojnë për janë kongresistë republikanë.

Nancy Pelosi tha se ajo prejt që demokratët të votojnë në favor të marrëveshjes bërthamore, për ta mbështetur veton presidenciale.

Kongresi, i udhëhequr nga republikanët ka afat deri më 17 shtator që të miratoj ose jo marrëveshjen bërthamore. Kongresi do të ketë rreth dy javë për të debatuar dhe votuar për rezolutën, pasi të kthehet nga pushimi veror.

Shtëpia e Bardhë është duke u përgatitur për mundësinë që ligjvënësit të votojnë kundër marrëveshjes dhe është e përqendruar në përpjekjet e saj për të lobuar që demokratët të mbështesin të drejtën e vetos.

Është e nevojshme që vetëm një dhomë e Kongresit të mbështesë të drejtën e vetos.

Zëdhësi i presidentit Barack Obama, Josh Earnest ka thënë më 3 gusht se Shtëpia e Bardhë është e bindur se do të arrijë të mbajë veton “të paktën në njërën prej dhomave të Kongresit”.

XS
SM
MD
LG