Ndërlidhjet

Irak: Protesta kundër ndërprerjes së energjisë


Irak
Irak

Për të pestën ditë me radhë irakianët kanë protestuar, duke u ankuar për korrupsion, shërbime të dobëta si dhe ndërprerje të energjisë elektrike gjatë valës të të nxehtit.

Protestat, edhe pse paqësore, mund të rrëzojnë qeverinë e kryeministrit Haidar al-Abadi, teksa forcat janë duke përgatitur të nisin një ofensivë të re në provincën Anbar për ta marrë kontrollin nga militantët e Shtetit Islamik.

Dëshmitarët kanë thënë se qindra protestues kanë protestuar kundër qeverisë në kryeqytetin e provincës Amara, rreth 300 kilometra nga Bagdadi, duke kërkuar energji elektrike, punë dhe reforma qeveritare.

Protestat antiqeveritare, të cilat filluan më 31 korrik në Bagdad, tashmë po organizohen edhe një qytetet jugore, në Basra, Najaf, Babil dhe Nasiriyah.

Temperaturat, të cilat janë mbi 50 gradë Celsius nëpër mbarë Irakun, kanë keqësuar gjendjen edhe për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Kjo gjendje detyroi qeverinë që të shpallë 4 ditë pushim javën e kaluar.

“Përveç militantëve të Shtetit Islamik, ne po vuajmë edhe për shkak të mungesës së energjisë”, kanë brohoritur protestuesit në Amara. Disa protestues kanë bartur një arkivol, në të cilën shkruhej fjala “parlament”.

Shumica e protestuesve janë shërbyes civilë të cilët nuk frikësohen të kritikojnë qeverinë.

“Ne po protestojmë kundër dështimit të qeverisë, qeveria na ka zhgënjyer dhe ia ka humbur shpresën njerëzve”, tha Nahida Ahmad e punësuar në Ministrinë e Kulturës.

XS
SM
MD
LG