Në Knin të Kroacisë po zhvillohen sot manifestime tradicionale për 20-vjetorin e operacionit ushtarako-policor Stuhia (Oluja).
Gjatë këtij operaconi, i cili ka zgjatur katër ditë, forcat e armatosura kroate kanë kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.
Operacioni, që ka nisur më 4 gusht të vitit 1995, është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.
Në Serbi sot po mbahet ditë zie.