Ndërlidhjet

Turqia: Së shpejti luftë e plotë kundër IS-it


Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Turqia ka thënë se do të intensifikojë sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se avionët luftarakë dhe të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara kanë arritur tashmë në bazat ajrore turke.

“Së shpejti do të nisim një betejë të plotë kundër Shtetit Islamik të gjithë së bashku”, ka thënë Cavusoglu, pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në Malajzi.

Muajin e kaluar, Turqia ka nisur sulmet e para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, prejse këta të fundit kanë nisur të avancojnë në Irak dhe Siri në vitin 2013.

Fillimisht, Turqia ka hezituar të ndërmarrë aksione ushtarake, por pozicioni i saj ka ndryshuar pas disa sulmeve të IS-it në territorin turk.

Siria ka thënë sot se çdo aksion ushtarak që nuk koordinohet me Damaskun, do të jetë shkelje e sovranitetit të tij.

XS
SM
MD
LG