Ndërlidhjet

Marrëveshja për sigurimin e makinave nis të zbatohet më 12 gusht


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Delegacionet e Beogradit dhe të Prishtinës janë pajtuar që zbatimi i marrëveshjes për sigurimin e automjeteve të nisë më 12 gusht, raportojnë mediat serbe.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili kryeson delegacionin serb, citohet të ketë thënë se “Qeveria e Serbisë ka luftuar që ‘qytetarët tanë në Kosovë’ të lirohen nga detyrimi për të paguar taksën për sigurimin e automjeteve në ‘vendkalimet administrative’”.

Gjuriq ka thënë se me këtë hap është bërë një lëvizje e vogël, por e rëndësishme në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve në Kosovë.

Memorandumi i Mirëkuptimit midis Kosovës dhe Serbisë për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve të makinave është nënshkruar në muajin qershor në Bruksel.

XS
SM
MD
LG