Ndërlidhjet

MH370: Nis ekzaminimi i një pjese të avionit


Ilustrim
Ilustrim

Ekspertët në Francë kanë nisur ekzaminimin e një pjese të avionit, e cila është gjetur në Oqeanin Indian javën e kaluar, për të parë nëse ajo i përket fluturimit MH370.

Pjesa e krahut i përket një Beoingu 777, çfarë ka qenë edhe aeroplani i zhukur i Malajzisë.

Franca ka thirrur ekseprtë të aviacionit nga Malajzia dhe Australia për të ndihmuar në hetime.

Zëvendëskryeministri i Australisë, Warren Truss, ka thënë se ekipet mund të dalin me përgjigje këtë javë.

Për arsye që mbesin të panjohura, aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord, është zhdukur në mars të vitit 2014, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin.

XS
SM
MD
LG