Ndërlidhjet

logo-print

Forcat afgane vrasin së paku 88 militantë


Afganistan

Afganistan

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka bërë të ditur se së paku 88 “kryengritës të armatosur” janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i operacioneve terroriste në gjithë vendin.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se operacionet janë kryer nga forcat e Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit dhe anëtarët e Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë në pjesët lindore, veriore, perëndimore dhe jugore të Afganistanit.

Deklarata po ashtu saktëson se operacionet janë zhvilluar në provincat Nangarhar, Laghman, Parvan, Maidan Vardak, Ghazni, Takhar, Kunduz, Fariab, Sare-e-Pul, Balkh, Zabul, Oruzgan, Khost, Paktia dhe Helmand.

Thuhet se të gjithë të vrarët kanë qenë pjesëtarë të talibanëve ose luftëtarë të huaj që kanë shprehur besnikëri ndaj grupit militant të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG