Ndërlidhjet

Obama mbron marrëveshjen me Iranin


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka vazhduar të mbrojë marrëveshjen bërthamore, të arritur më 14 korrik midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Duke iu përgjigjur kritikave të Republikanve, të cilët më 4 gusht i kanë dorëzuar Kongresit një projektligj që kundërshton marrëveshjen, Obama u ka bërë thirrje amerikanëve që “të vlerësojnë kredibilitetin e argumenteve që bëhen kundër diplomacisë”.

Ai ka thënë se shumë Republikanë kanë shprehur kundërshtimet e tyre ndaj marrëveshjes para se e kanë lexuar atë.

Kongresi do të votojë në muajin shtator për miratimin ose jo të marrëveshjes.

Republikanët thonë se kanë vota të mjaftueshme kundër.

Obama ka thënë sot se vendi i vetëm që kundërshton marrëveshjen është Izraeli.

XS
SM
MD
LG