Ndërlidhjet

Bosnja shkarkon shefin e sigurisë kombëtare


Goran Zubac

Goran Zubac

Kabineti qendror i Bosnjës ka shkarkuar shefin e sigurisë kombëtare, i cili është shpallur fajtor pasi ka refuzuar të dislokojë forca për të mbrojtur institucionet e shtetit, gjatë trazirave civile, vitin e kaluar.

Goran Zubac, shef i Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes, është fajësuar në muajin mars për neglizhencë në punë dhe i është shqiptuar masa e dënimit me kusht për një vit.

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin këtë javë.

Në përgjigje, kabineti qendror ka shkarkuar Zubacin dhe ka emëruar zëvendësin e tij, Gjuro Knezheviq, si ushtrues detyre.

Bosnja ka qenë në kaos në shkurt të vitit 2014, pasi protestuesit, të zemëruar nga korrupsioni, papunësia dhe inercia politike, u kanë vënë zjarrin ndërtesave të qeverisë në disa qytete.

XS
SM
MD
LG