Ndërlidhjet

logo-print

Edhe një incident me migrantë në Mesdhe


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar qindra migrantë në Mesdhe, pasi një anije, me rreth 600 njerëz në bord, është mbytur në brigjet e Libisë.

Marina irlandeze ka thënë se ekziston frika për “humbje të konsiderueshme të jetëve”.

Por, roja bregdetare italiane dhe agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se, deri më tash, janë shpëtuar rreth 400 njerëz.

Mbi 2,000 migrantë kanë vdekur në vitin 2015, në përpjekje për të kaluar Mesdheun dhe për të arritur në Evropë.

Incidenti i sotëm ka ndodhur rreth 25 kilometra larg bregut të Libisë.

Së paku tri anije dhe tre helikopterë kanë arritur në zonë.

XS
SM
MD
LG