Ndërlidhjet

Rusia dhe Putini, gjithnjë e më të pafavorshëm


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Një anketë e re me opinionin tregon se edhe Rusia, edhe presidenti i saj, Vladimir Putin, shihen si të pafavorshëm në të gjithë botën.

Qendra e kërkimeve Pew, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka publikuar të mërkurën rezultatet e anketës, të cilat tregojnë se një mesatare prej vetëm 30% ka mendim pozitiv për Rusinë.

Pew ka anketuar njerëz në 39 shtete të botës, përjashtuar Rusinë.

Vetëm 24 për qind e të anketuarve kanë shprehur besim te Putini se “bën gjënë e duhur në lidhje me çështjet botërore”.

Nga 39 vendet e anketuara, vetëm Vietnami (75%), Gana (56%), dhe Kina (51%) kanë dhënë shumicën e respondentëve që e shohin Rusinë në një “dritë pozitive”.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, si pasojë e aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes së vazhdueshme të Rusisë për separatistët në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG