Ndërlidhjet

70 vjet nga bomba atomike në Hiroshimë


Hiroshimë, Japoni

Hiroshimë, Japoni

Hiroshima e Japonisë po shënon sot 70-vjetorin e sulmit me bombë atomike, i cili është kryer nga Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka bërë thirrje për çarmatim bërthamor në gjithë botën.

Ai ka thënë se bomba atomike jo vetëm që ka vrarë mijëra njerëz, por ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme edhe për të mbijetuarit.

Avioni luftarak i Shteteve të Bashkuara, i quajtur Enola Gay, ka hedhur bombën me uranium në Hiroshimë më 6 gusht të vitit 1945.

Së paku 140,000 njerëz kanë humbur jetën.

Një bombë tjetër bërthamore ka goditur qytetin Nagasaki të Japonisë tre ditë më vonë, duke vrarë 70 mijë njerëz të tjerë dhe duke detyruar Japoninë që të dorëzohet para SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG