Ndërlidhjet

Ushtarë dhe civilë të vrarë nga sulmi në Afganistan


Logar, Afganistan, 6 gusht 2015.

Logar, Afganistan, 6 gusht 2015.

Një sulm vetëvrasës në një bazë të forcave speciale në lindje të Afganistanit ka vrarë së paku tre ushtarë dhe tre civilë.

Shpërthimi në kryeqytetin e provincës Logar, Pol-e Alam, po ashtu ka plagosur dhjetëra të tjerë dhe ka dëmtuar objektet ushtarake.

“Sulmi ka qenë masiv dhe është kryer me një kamion të vogël”, ka thënë guvernatori i Logarit, Aleem Fedaee.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët talibanë.

XS
SM
MD
LG