Ndërlidhjet

Zbehen shpresat për migrantët e zhdukur në Mesdhe


Ilustrim

Ilustrim

Ekipet e kërkimit në Detin Mesdhe nuk presin që të gjejnë të mbijetuar të tjerë nga përmbytja e një anijeje, me rreth 600 migrantë në bord, në brigjet e Libisë.

Zyrtarët fillimisht kanë shprehur frikën se qindra njerëz kanë vdekur, por Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka thënë se 400 persona janë shpëtuar.

Roja bregdetare e Italisë ka thënë se 25 trupa janë gjetur deri më tani, por është e paqartë se sa njerëz figurojnë të zhdukur.

Mbi 2,000 migrantë kanë vdekur në vitin 2015 derisa kanë bërë përpjekje të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.

Incidenti i së mërkurës ka ndodhur rreth 25 kilometra larg bregut të Libisë.

XS
SM
MD
LG