Ndërlidhjet

logo-print

Aksion antiterrorist në disa qytete të Maqedonisë


Maqedoni - foto arkivi

Maqedoni - foto arkivi

Policia e Maqedonisë ka realizuar një aksion të gjerë antiterrorist në disa qytete kundër, siç është thënë, personave të dyshuar për pjesëmarrje në rekrutim apo në nxitjen e personave të tjerë për të marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë vendit, duke aluduar në luftërat në Siri, Irak dhe vende të tjera, ku operojnë militantët e Shtetit Islamik.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme e konfirmojnë aksionin, por detaje do të kumtojnë gjatë ditës.

Aksioni është përqendruar në Kumanovë, Shkup dhe Strugë, ku raportohet për arrestime dhe bastistje të disa objekteve fetare, që janë jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG